fbpx
standard-title Kush jemi

Kush jemi

I pozicionuar në zonën me tërheqëse të Vlorës, Uji I Ftohte, Kompleksi Italo-Shqiptar Diamond Hill SPA & Hotel është oazi i qetësisë dhe relaksit në çdo stine të vitit!.
Kompleksi turistik  përbëhet nga:  Hotel, Spa, restorant, kafeteri, kënd lojrash, pishinë  Verore dhe Dimërore, Sallë konferencash, Rent Bikes etj.
Ofrojmë pëer ju suita  moderne me pamje nga deti dhe qyteti.
Suitat tona janë perfekt për turizëm familjar, pasi 90% e tyre janë me dy dhoma gjumi, dhomë ndenje, kuzhinë, tualet, ajër të kondicionuar, TV kabllor dhe Wi-Fi.
Kompleksi Diamond Hill është i vetmi në Vlorë që ofron një SPA  relaksuese ku përfshihen:  Sauna, Jacuzzi, Kneipp, Fitness, Relaksi kripes, Shtretërit e ngrohtë, Shpella italiane, Hammami turk, Pishinë dimërore dhe verore me një rrëshqitëse gjigante .
Në ambientet tona gjendet një kënd lojërash i mrekullueshëm për fëmijët e të gjitha moshave, i  vetmi i këtij lloji në Shqipëri.
Pranë këndit të lojërave do të gjeni  kafeteri, kreperi  dhe piceri, çka ju mundëson prindërve të  shijojnë kohën e tyre dhe të jenë në të njëjtin ambient teksa fëmijët luajnë.
Disponojmë gjithashtu një restorant modern,  i arreduar deri ne detaj,  i cili ofron gatime Italiane dhe menu tradicionale. 
Salla jonë e konferencave, me kapacitet  maksimal për 80 persona, ju ofron mundësinë kompanive  për të realizuar takimet e biznesit, seminaret apo trajnime të ndryshme.

Kompleksi Diamond Hill & SPA  mirëpret klientët çdo ditë, çdo javë e çdo stine të vitit.